'Macja luftarake' në vëzhgim – një video interesante nga ushtarët ukrainas
07/05/2023
Mes bombardimeve dhe të shtënave me armë, forcat ukrainase po gjejnë mënyra edhe për momente komike.
Dhe në këtë rast ata kanë shfaqur "macen luftarake" Shayba e cila thuhet se u ka ofruar atyre një lehtësim komik shumë të nevojshëm.
Në një video të postuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, thuhet se “Shayba u ka uruar një mbrëmje të bukur dhe të qetë të dielën”.
Në tekst thuhet: “Oleksandr dhe macja e tij luftarake Shayba nga Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës ju uron një mbrëmje të bukur dhe të qetë të dielën.
"Së bashku do të fitojmë!". /Telegrafi/


