Please enter at least 3 characters.

Ma.Sc. Arbër Krasniqi emërohet Noter në Komunën e Prishtinës

Me datë 16 qershor 2025, Ma.Sc. Arbër Krasniqi nis zyrtarisht ushtrimin e funksionit të noterit në Komunën e Prishtinës, duke hapur zyrën e tij në një nga zonat më qendrore të kryeqytetit.

Arbër Krasniqi vjen në këtë detyrë me një përvojë të konsiderueshme në institucione të rëndësishme juridike, ku është dalluar për profesionalizëm, integritet dhe trajtim të saktë të çështjeve komplekse, veçanërisht në fushën e të drejtës pronësore dhe marrëdhënieve juridike civile.

Me përkushtim të plotë ndaj qytetarëve dhe etikës profesionale, Krasniqi garanton shërbime noteriale të standardit të lartë, duke ofruar: Hartimin dhe vërtetimin e kontratave të ndryshme civile dhe afariste; Marrëveshje ndërtimi dhe shitblerje të paluajtshmërive; Kontrata hipotekare, aktdhurime dhe trashëgimi; Autorizime, prokura, deklarata dhe shërbime të tjera të domosdoshme për individë dhe biznese.

Zyra noteriale e Ma.Sc. Arbër Krasniqit është e hapur për të gjithë qytetarët që kërkojnë një trajtim të drejtë, të paanshëm dhe të saktë të nevojave të tyre juridike.

Adresa e zyrës: Rr. Luan Haradinaj, Objekti 21/8, Nr. 4, Prishtinë
+38344680780, +38345680780
Shërbime me integritet, korrektësi dhe transparencë – tani edhe më afër jush!