Please enter at least 3 characters.

“Ma ke nxirë jetën”, Stresi zbulon fjalët që ia tha Noizy pas daljes nga Big Brother VIP Kosova

2023/04/collage-1-11-scaled.jpg

Rigels Rajku apo siç njihet me emrin artistik, Noizy, ka qenë një mbështetje e madhe për Stresin gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Reperi e ka treguar përkrahjen e tij vazhdimisht përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar fitoren e Arkimed Lushajt (emri i vërtetë).

Pas shpalljes fitues i edicionit të parë të BBVK, Stresi ka dhënë një intervistë për Prive, ku edhe ka folur për bisedën që ka bërë me Noizyn pas daljes nga shtëpia.

Foto: Screenshot/YouTube

“Më tha që ma ke nxirë jetën aty, e ka kuptuar që nuk ka qenë faji im. Kështu që, kemi biseduar mirë. Iu ka bërë qejfi shumë”, u shpreh ai.

Sa i përket bashkëpunimit të tyre të shumëpritur, ai tha se nuk ka një datë të saktë akoma.

Foto: Screenshot/YouTube

Duket se fjalët e Noizyt kanë qenë për situatën që u përfshi me modelen Xhuli Nura.

Modelja nga Drenica në një moment tha në Big Brother se ka lënë një njohje jashtë me reperin, gjë e cila u mohua menjëherë nga Noizy. /Telegrafi/