Lyon 2-2 Manchester City: Cornet shënon dy herë dhe merr epitetin e lojtarit të ndeshjes
305:"LYON, FRANCE - NOVEMBER 27: Maxwel Cornet of Olympique Lyonnais celebrates as he scores his team's second goal during the UEFA Champions League Group F match between Olympique Lyonnais and Manchester City at Groupama Stadium on November 27, 2018 in Lyon, France. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

12:"Getty Images
28/11/2018
Lyon dhe Manchester City kanë barazuar 2-2 në një ndeshje që francezët ishin dy herë në epërsi, por u desh të pajtohen me një pikë.
Manchester City ka kaluar tutje pasi tani ka 10 pikë.
Sulmuesi 22 vjeçar, Maxwel Cornet, shënoi dy herë dhe ishte yll i kësaj mbrëmje.
Golat e bukur ia dhanë atij epitetin e lojtarit të ndeshjes, duke u notuar me 9.5.
Mephis Depay dhe Houssem Aouar janë të dy të vlerësuar lartë nga Lyon.
Te Manchester City lartë u vlerësuan Aguero, Mahrez dhe Laporte.
Lojtari më i dobët i ndeshjes doli të jetë portieri Ederson me 6.2.
Lyon duhet ta kërkojë kualifikimin si mysafir i Shakharit. /Telegrafi/


