Please enter at least 3 characters.

Lumi B publikon një imazh me shuma të mëdha parash në duar: Edhe nëse nesër s'jam, familja sigurt (Foto)

2017/12/lumib_22_12_2017_22_44_49_362-e1513979107868.jpg

Reperi i njohur Lumi B është shumë i pëlqyer për këngët e tij të veçanta.

"Kele" mban titullin kënga e tij më e fundit, e cila është pritur mirë nga një pjesë e madhe e publikut.

Ai është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi mjaft interesante në llogarinë e tij personale në Instagram.

Lumi B u shfaq në një imazh me shuma të mëdha parash në duar, në mbishkrimin e së cilës shkruante disa vargje të këngës, të cilat përkonin me fotografinë në fjalë.

"Edhe nëse nesër s'jom , familja sigurt...kele kele" (sic.), ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/