Please enter at least 3 characters.

Luis Suarez votohet si sportisti më i papëlqyer i të gjitha kohërave

2019/06/GettyImages-451156578.jpg
272:"NATAL, BRAZIL - JUNE 24: Luis Suarez of Uruguay and Giorgio Chiellini of Italy react after a clash during the 2014 FIFA World Cup Brazil Group D match between Italy and Uruguay at Estadio das Dunas on June 24, 2014 in Natal, Brazil. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Luis Suarez është quajtur ndër vite si ‘futbollisti më i papëlqyer’ për veprimet e tij në fushë, pasi nuk kishin munguar edhe kafshimet ndaj lojtarëve kundërshtar.ESPN ka bërë një sondazh në rrjetet sociale se kujt i takon titullin i sportistit më të ndyrë, duke i ftuar lexuesit e tyre që që të votojnë në të.

Luis Suarez është votuar si sportisti më i ndyrë dhe me sjellje anti-sportive në fushë, për shkak të kafshimit ndaj Giorgio Chiellinit dhe lojtarëve të tjerë.

Uruguaiani kishte përballje të nxehta edhe me Patric Evran kur ishte te Liverpooli, respektivisht te Manchester United.

Joey Barton, njëri ndër lojtarët më kontrovers në futbollin anglez, ka zënë vendin e dytë, me personalitet të tjera si Jose Mourinho, Diego Costa, Sergio Ramos, Diego Maradona dhe Roy Kean.

Mike Tyson dhe Floyd Mayweather, ndër dy emrat më të mëdhenj në botën e boksit, po ashtu janë pjesë e listës së sportistëve me sjellje anti-sportive.

Në këtë listës është futur edhe ylli i kriketit David Warner, që nuk mungon në listën e skandaleve në botën e sportit.

Suarez është njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, por sjellja e tij në fushë ka bërë që ai ta marrë epitetin e sportistit më të ndyrë. /Telegrafi/