Please enter at least 3 characters.

Luis Suarez: Ndjej se Barcelona ende më vlerëson, jam në ekipin më të mirë në botë dhe i lumtur

2019/11/Suarez-vs-Eibar.jpg
260:"EIBAR, SPAIN - OCTOBER 19: Luis Suarez of FC Barcelona celebrates after scoring a goal during the Liga match between SD Eibar SAD and FC Barcelona at Ipurua Municipal Stadium on October 19, 2019 in Eibar, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez insiston se është i lumtur në Barcelona dhe ndjen se ndihet i vlerësuar në Camp Nou.

Suarez ka qenë i lidhur me një largim në fund të sezonit nga Barcelona, por ka thënë se pret që të përmbushë marrëveshjen e tij aktuale me klubin Blaugrana.

"Deri në vitin 2021, me opsionin deri në vitin 2022", ka thënë fillimisht Suarez për gazetën katalunase Sport, kur u pyet deri kur mendon të mbetet te Barca.

"Ndihem shumë i lumtur, shumë i lumtur këtu. Ndihem që në klub ata më vlerësojnë shumë, edhe pse ndonjëherë duan të keqkuptojnë gjërat".

"Ata vlerësojnë përpjekjen që unë bëj në çdo kohë, të cilën unë gjithmonë i jap të gjitha për klubin".

"Jam në ekipin më të mirë në botë, në të cilin gjithmonë kam dashur të luaj".

"Familja është shumë e lumtur dhe shpresoj të kaloj më shumë kohë te Barça", përfundoi ylli uruguaian. /Telegrafi/