Please enter at least 3 characters.

Luigj Gurakuqi ishte prezantuesi i parë i Festivalit në RTSH

2016/12/fess.jpg

Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, me Edicionin e 55 ka sjellë në kujtesën e spektatorëve detaje nga fillesat e kësaj ngjarje të rëndësishëm.

Nuk janë lënë pa kujtuar emrat e mëdhenj që kanë ideuar dhe prezantuar këtë event.

Kështu, nga sa u tha edhe nga prezantuesit gjatë hapjes së natës së parë të këtij festivali, regjisori i parë i tij ka qenë Luigj Gurakuqi, ku në regjinë e tij janë realizuar 4 festivalet e para, nga 1962 deri më 1964, transmeton ikub.

Lidhja e tij me festivalet ishte e trefishtë, ku pas dremtimit të regjisë, ishte njëherësh edhe prezantues e autor tekstesh. Ndërsa e para prezantuese femër e këtij festivali ka qenë aktorja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa.