Please enter at least 3 characters.

Lufta 12-ditore kundër Iranit hapi 'mundësi të gjera rajonale', thotë Netanyahu

Para se kryeministri izraelite Benjamin Netanyahu të fillonte mbledhjen e tij të mbrëmjes së kabinetit, ai vizitoi një strukturë të Shin Bet në Izraelin jugor.

Netanyahu tha se lufta 12-ditore kundër Iranit hapi "shumë mundësi të reja", duke përfshirë "mundësi të gjera rajonale", transmeton Telegrafi.

"Sigurisht, do të na duhet të zgjidhim edhe çështjen e Gazës, të mposhtim Hamasin, por vlerësoj se do t'i arrijmë të dyja detyrat, por përtej kësaj, hapen mundësi të gjera rajonale", shtoi ai.

Kryeministri i Izraelit po takohet me ministra, ndihmës dhe oficerë për të diskutuar përparimin e vendit të tij në Gaza, si dhe një marrëveshje për pengjet.

Ndryshe, Irani dhe Izraeli kanë arritur një armëpushim të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që kryen një sulm ajror mbi tri hapësira bërthamore të Iranit. /Telegrafi/