Luante kundër djemve, Kaltrina Biqkaj zbulon përballjet me Lirim Kastratin sa ishin në shkollë: Luanim turnire sa ishim në shkollë
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafire është futbollistja e njohur kosovare Kaltrina Biqkaj, ylli i klubit turk Trabzonspor dhe një nga emrat më të spikatur të futbollit të femrave në rajon.
Në një intervistë të sinqertë dhe emocionale, Biqkaj rrëfen për shumë gjëra, ndër to edhe përballjet që kishte me Lirim Kastratin sa ishin të dy në të njëjtën shkollë.
“Kanë qenë shumë përballje shumë interesante, pasi Lrimi (Kastrati) është një vit më i madh se unë”, rrëfen Kaltrina në “Arena e Yjeve”.
“Kemi luajtur klasat mes vete. Mund të them se kemi qenë dy lojtarë të spikatur, pasi Lirimi çdo herë që ka talent dhe ka potencial”.
“Po ashtu edhe unë kam qenë njëra prej vajzave aty, ka qenë diçka shumë interesante...”, vazhdon rrëfimin e saj lojtarja e Trabzonsporit.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


