Please enter at least 3 characters.

Luana Vjollca bën lëvizje provokuese edhe gjatë ngasjes në veturë (Video)

2017/08/luliiii-e1502483095649.jpg

Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë imazhe të ndryshme me fansat e saj, duke treguar diçka nga përditshmëria ose aktivitet me të cilat merret.

Së fundmi, Luana ka publikuar disa video në InstaStory, ku shfaqet nën shoqërinë e mikeshës së saj në veturë.

Ndonëse ishte personi që po voziste veturën, Luana vallëzonte e tundjen pa pushim, duke bërë edhe lëvizje provokuese nën ritmet e muzikës.

Ajo shquhet për linjat atraktive dhe paraqitjen e saj, me të cilën çdo herë josh.

Përndryshe, këtë verë, Vjollca ka qenë më se e angazhuar me koncerte, veçmas pas plasimit të këngës së saj më të fundit "Benzina", e cila është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/