Please enter at least 3 characters.

Loredana paralajmëron këngën e re: Do të të bëj krenar baba

2019/06/lorryyy-e1559717319214.jpg

Rap-artistja e njohur, Loredana Zefi, shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor.

"Labyrinth" titullohet kënga dhe klipi i saj më i ri, xhirimet e së cilit janë kryer në Kosovë.

Ditë më parë, reperja u përball me një ngjarje të hidhur, kjo ngase babai i saj u nda nga jeta.

Loredana ka treguar se këtë projekt muzikor po e realizon në dedikim të tij, për ta bërë sa më krenar të atin që e ka mbështetur në kaq vite.

Ajo ka publikuar në InstaStory disa fotografi paralajmëruese të klipit, në mbishkrimin e së cilave ka shkruar se do ta bëjë krenarë sa më shumë të mundet babanë.

"Babë, falënderoj Zotin që të paktën të la të shijoje fillimin e suksesit tim...e tani e tutje do i jap edhe një herë më shumë mund vetëm për shpirtin tënd...Pusho i qetë! Unë do të bëj krenar", ka shkruar Loredana në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/