Lopa e ngre në ajër burrin në rrugë, askush nuk po e kupton pse! (Video)
27:"© LiveLeak/DeadMan Walking
25/11/2016
Kjo kafshë që supozohet të jetë një lopë vendosi të “shfryjë zhgënjimin” e saj tek një kalimtar i pafajshëm, derisa po shëtitej poshtë një rrugice.
Pamjet, e bëra në Pakistan, përcjell Telegrafi, tregojnë një burrë i cili po fliste me telefon, pranë një muri.
Duke ecur në po të njëjtën rrugë, fillimisht lopa duket se ishte në “hallin e vet” dhe po ecte e qetë.
Por jo, siç duket ajo nuk ishte shumë e qetë. Më pas i afrohet burrit dhe e sulmon atë, duke e ngritur në ajër, dhe e lëshuar për tokë.
Për fat të mirë, burri ishte në gjende të çohej në këmbë, duke lënë të kuptohet se nuk kishte pësuar ndonjë lëndim të madh. /Telegrafi/


