Lojtarët më të vlefshëm në botë, Messi kryeson
Ky është përfundimi i nxjerrë nga CIES Football Observatory, institucion që merret me përllogaritje të vlerave të lojtarëve.
Sipas këtij institucioni , Lionel Messi jo vetëm që është lojtari më i vlefshëm në botë, por ai është edhe shumë më larg se rivalët e tij.
Messi vlen gati dyfish më shumë se i dyti i reshtuar në listë, e që, besoni ose jo, nuk është Cristiano Ronaldo.
Është Eden Hqzard, i cili u shpall Lojtari më i Mirë në Ligën Premier sezonin e kaluar, që sipas CIES ka pushtuar pozitën e dytë me një vlerë prej afro 150 milionë euro.
I treti, me rreth 15 milionë euro më pak se Hazard, është lojtari më i mirë i vitit të kaluar, fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, me 125 milionë.
Në mesin e pesë më të mirëve përfshihen edhe Neymar dhe Sergi Aguero. Sulmuesi brazilian vlen pak më pak se 100 mijë euro, derisa ai argjentinas saktësisht 86 milionë euro.
I gjashti në renditje befasisht reshtohet Raheem Sterling, i cili është një nga caqet më të nxehta të verës, pas deklaratave se nuk do ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin. Ai kushton gati 80 milionë euro.
Jo shumë larg është një tjetër mesfushor, i cili do të mbushë faqet e gazetave këtë verë, Paul Pogba. Mesfushori i Juventusit vlen 77 milionë sipas CIES, dge është cak i shumë klubeve të mëdha evropiane.
Rreth 75 milionë vlen Diego Costa, i cili shkëlqeu me Chelsean duke fituar Ligën Premier këtë sezon, pasi vitin e kaluar ia solli titullin e La Ligas, Atletico Madridit.
Alexis Sanchez ka shkëlqyer këtë sezon te Arsenali dhe vlerësohet mbi 70 milionë, me James Rodriquez që mbyll top 10shin me më pak se 70 milionë euro.
Në vazhdim është lista e 20 lojtarëve më të shtrenjtë në botë sipas CIES Football Observatory:
1. Lionel Messi – Barcelona – €255-280 milionë euro;
2. Eden Hazard – Chelsea – €135-148 milionë euro;
3. Cristiano Ronaldo – Real Madrid – €113-124 milionë euro;
4. Neymar – Barcelona – €89-98 milionë euro;
5. Sergio Aguero – Manchester City – €78-86 milionë euro;
6) Raheem Sterling – Liverpool – €73-78 milionë euro;
7) Paul Pogba – Juventus – €70-77 milionë euro;
8) Diego Costa – Chelsea – €69-76 milionë euro;
9) Alexis Sanchez – Barcelona – €67-74 milionë euro;
10) James Rodriguez – Real Madrid – €62-68 milionë euro;
11) Luis Suarez – Barcelona – €60-66 milionë euro;
12) Antoine Griezmann – Atletico Madrid – €59-64 milionë euro;
13) Cesc Fabregas – Chelsea – €58-64 milionë euro;
14) Isco – Real Madrid – €57-62 milionë euro;
15) Harry Kane – Tottenham – €53-58 milionë euro;
16) Gareth Bale – Real Madrid – €51-56 milionë euro;
17) Coutinho – Liverpool – €50-55 milionë euro;
18) Thibaut Courtois – Chelsea – €50-55 milionë euro;
19) Oscar – Chelsea – €47-52 milionë euro;
20.Karim Benzema – Real Madrid – €44-49 milionë euro.
/Telegrafi/


