Please enter at least 3 characters.

Llorente pranë rikthimit te Juventusi

2020/12/llorente-2-e1609227046702.jpg

Fernando Llorente mund të kthehet te Juventusi në janar pas një periudhe zhgënjyese te Napoli, megjithëse interesim ka shprehur edhe Sampdoria.

Sipas Sky Sport Italia, 35-vjeçari është në listën e Zonjës së Vjetër që kërkon një sulmues me karakteristika të përafërta me Alvaro Morata.

Në rast se ndodh, ky do të ishte një rikthim i spanjollit në Torino, ku ka luajtur gjatë viteve 2013-2015 duke shënuar 27 gola në 92 paraqitje.

(Foto: Instagram/llorente_fer)

Llorente ka luajtur vetëm 19 minuta për Napolin këtë sezon, ashtu që pritet të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sampdoria është skuadra që i konkurron Juves për shërbimet e sulmuesit, i cili e ka të njëjtin agjent me Paulo Dybalan. /Telegrafi/