Please enter at least 3 characters.

Lladrovci e dëshiron titullin përballë Prishtinës

2016/01/lladrovci-e-d-euml-shiron-titullin-p-euml-rball-euml-prishtin-euml-s_hd.jpg

Edhe pse skuadra e tij kryeson me tri pikë më shumë se e dyta, Prishtina, dhe gjashtë më shumë se Besa, Lladrovci thotë se dëshira e tij është që titulli të vendoset në takimin e fundit, kur takohen me Prishtinën në Prizren.

Deri në fund të kampionatit janë edhe pesë ndeshje. “Shpresoj shumë që kampioni të vendoset në lojën e fundit, pasi do të ishte më fer nëse do të zgjidhej në lojë të drejtëpërdrejtë ndërmjet neve dhe Prishtinës, prandaj cili është më i miri le të shpallet kampion”, deklaroi Lladrovci për GazetaOlle.com.

Ai edhe pse luan mbrojtës, deri më tani ka kontribouar me pesë gola, më shumë se shumë sulmues të Superligës.

“Mendoj që jemi shumë afer titullit, por do të jetë luftë e nxehtë deri në xhiron e fundit dhe ne do të lëmë “shpirtin në fushë” për t’u shpallur në fund kampion”, tha ai.

“Tash është faza më e nxehtë e kampionatit, ngase skuadrat e renditura lartë luajmë ndërmjet vete dhe mund të ketë rezultate të ndryshme, por kam besim shumë në motivin dhe forcën e skuadrës tonë”, shtoi ai.

Lladrovci theksoi se gjasa matematikore ka edhe Besa, përkundër dy gabimeve të fundit në rezultate