Please enter at least 3 characters.

Liverpooli futet fuqishëm në garë për De Jong, bën ofertën e parë në drejtim të Barcelonës

2022/08/GetPaidStock.com-630734e2a52f1.jpg
357:"FC Barcelona, Barca v Manchester City - Friendly Match Frenkie de Jong central midfield of Barcelona and Netherlands gestures during the friendly match between FC Barcelona and Manchester City at Camp Nou on August 24, 2022 in Barcelona, Spain. Barcelona Spain PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xJosexBretonx originalFilename:breton-fcbarcel220824_npvqT.jpg
14:"IMAGO/NurPhoto

Frenkie de Jong pritet të jetë ylli i radhës që do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori holandez është mirë në Camp Nou dhe nuk dëshiron largimin, por Barcelona po mendon shitjen e tij shkaku i krizës financiare.

Largimi i De Jong do të lironte shumë listën e pagave te Barcelona dhe ekipet si Chelsea, Manchester United e Bayern Munich kanë tentuar transferimin e holandezit.

Së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe Liverpooli që po tenton transferimin e De Jong në 'Anfield'.

Raportimet e fundit nga Anglia dhe Spanja bëjnë me dije se The Reds kanë dorëzuar një ofertë zyrtare në zyrat e Barcelonës për ish-mesfushorin e Ajaxit.

Gjiganti anglez ka mungesa të mëdha në mesfushë dhe ka ofruar 63 milionë euro plus tetë milionë të tjera në formë bonusesh për transferimin e De Jong.

Barcelona është gati ta pranojë këtë ofertë, por mbetet të shihet përgjigja e holandezit i cili ka refuzuar një transferim te Manchester United gjatë kësaj vere. /Telegrafi/