Please enter at least 3 characters.

Liverpooli e mposht me lehtësi Arsenalin në derbin e javës në Ligën Premier

2019/08/Liverpool-vs-Arsenal.jpg
273:"LIVERPOOL, ENGLAND - AUGUST 24: Joel Matip of Liverpool celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Liverpool FC and Arsenal FC at Anfield on August 24, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Reds kanë arritur të fitojnë derbin e javës ndaj Topçinjve, të cilët i ka mposhtur pa shumë vështirësi në Anfield.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 41-të me anë të Joel Matip, i cili shënoi për 1-0, ndërsa rasti më i mirë për Arsenalin në ketë pjesë i takoi Nicolas Pepe (31').

Festa e Matip pas golit të shënuar (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Reds hyrën furishëm duke arritur të shënojnë edhe një gol të shpejt, ndërsa pas disa minutave edhe golin e tretë.

Ishte ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili shënoi nga pika e bardhë për 2-0 në minutën e 49-të, ndërsa në të 59-tin arriti të shënojë një gol të bukur për 3-0.

Salah shënoi dy gola në derbi (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por vetëm londinezët arritën të gjejnë golin dhe të ngushtojnë epërsinë.

Ishte mesfushori Lucas Torreira, i cili shënoi në minutën e 85-të për 3-1 duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me nëntë pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Arsenali renditet i dyti me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds udhëtojnë te Burnley, ndërsa Topçinjtë i presin rivalët lokal të Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

https://twitter.com/mnbr3zHD/status/1165311096317763584

https://twitter.com/STREQM1/status/1165318036385144838

https://twitter.com/EnRouteAnfield/status/1165320210779430912