Liverpool hap bisedimet për transferimin e yllit të Crystal Palace
Liverpooli ka hapur bisedime për të nënshkruar me sulmuesin anësor të Crystal Palace, Ismaila Sarr, ndërsa kërkojnë një opsion të ri në krah.
Fabrizio Romano raporton se Reds kanë paraqitur një propozim me vlerë rreth 50 milionë funte (58 milionë euro) për reprezentuesin senegalez, i cili është i etur për këtë transferim.
Interesimi i Reds për Sarr vjen pas dështimit të një marrëveshjeje të mundshme për Yankuba Minteh të Brighton për shkak të kërkesave të “Pulëbardhave”.
🚨💣 EXCLUSIVE: Liverpool open talks to sign Ismaila Sarr as new winger! 🔴🇸🇳
Move follows Minteh deal called off due to Brighton requests.#LFC sent a proposal worth around £50m for Senegal winger who’s keen on move.
Crystal Palace already rejected two bids from Galatasaray. pic.twitter.com/zQm40sXo8n
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 26, 2026
Crystal Palace ka refuzuar tashmë dy oferta nga Galatasaray për 28-vjeçarin. Sarr ka qenë një lojtar i shkëlqyer në ‘Selhurst Park’ që kur u bashkua nga Marseille në vitin 2024, duke ndihmuar ‘Eagles’ të fitojnë Kupën FA dhe duke kontribuar shumë në sulm.
Sezonin e kaluar ai shënoi 21 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat. Një lojtar i provuar në Ligën Premier me shpejtësi dhe driblim, Sarr do t'i shtonte cilësi të provuar vijës sulmuese të Liverpoolit.
Përveç Sarr, Reds tash e sa kohë janë në kërkim të Bradley Barcola të Paris Saint-Germain, por çmimi prej 140 milionë eurosh po krijon probleme. /Telegrafi/


