Please enter at least 3 characters.

Përfundon Big Brother VIP Kosova 4 me Londrimin fitues - Gjithçka që ndodhi në finalen e madhe

Të premten përfundoi finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4, duke shënuar përmbylljen e aventurës mbi 100-ditore të banorëve brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Pas një rrugëtimi të mbushur me sfida, debate, aleanca dhe emocione të forta, publiku me votat e tij përcaktoi fituesin e edicionit të katërt, i cili rrëmbeu çmimin e madh prej 124 mijë eurosh.

Renditja zyrtare e finalistëve ishte si më poshtë:

  1. Londrim Mekaj – Fitues
  2. Elijona Binakaj – Vendi i dytë
  3. Ludo Lee – Vendi i tretë
  4. Klodian Mihaj – Vendi i katërt
  5. Hygerta Sako – Vendi i pestë
Telegrafi ka raportuar gjatë gjithë mbrëmjes për zhvillimet më të fundit të Big Brother VIP Kosova 4.

28/02/2026 02:22-Londrim Mekaj fiton Big Brother VIP Kosova 4

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova është këngëtari nga Peja, Londrim Mekaj.

Pas një rrugëtimi të gjatë mes shumë emocionesh, Londrimi më në fund arriti që ta kthejë ëndrrën e tij në realitet.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

28/02/2026 02:21-Elijona Binakaj - e dyta

Konkurrentja nga Gjakova, Elijona Binakaj, është e dyta në rezultatin final të Big Brother VIP Kosova 4

28/02/2026 02:13-Në vendin e tretë - Ludo Lee

Stilisti i flokëve me origjinë nga Suhareka, Ludo Lee, ka përfunduar i treti në vlerësimin final.

Tani në garën e ngushtë mbeten Londrim Mekaj dhe Elijona Binakaj.

28/02/2026 02:02-Klodian Mihaj i eliminuari i radhës - renditet i katërti në finale

Aktori nga Shkodra i cili jeton dhe vepron në Itali, Klodi, është finalisti i katërt sipas rezultateve finale.

Ai lë në garë Elijonën, Londrimin dhe Ludo Lee për çmimin e madh final.

28/02/2026 01:53-Hygerta Sako zë vendin e pestë

Ish-missi shqiptar dhe prezantuesja e sportit, Hygerta Sako ka dalë e pesta në vlerësimin final, si e eliminuara e parë.

Përgjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ajo u shqua për një rrugëtim të sigurt dhe me integritet, duke e bërë një prej banoreve më në zë të këtij edicioni.

28/02/2026 01:26-Mbyllet televotimi - pak minuta na ndajnë nga shpallja e fituesit

Është mbyllur zyrtarisht televotimi për përzgjedhjen e fituesit të Big Brother VIP Kosova 4.

Mbeten vetëm edhe pak minuta deri në shpalljen e rezultateve finale.

28/02/2026 01:24-Labinot Tahiri performon si befasi për Elijonën, por edhe publikun

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka qenë i ftuar befasi në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Kosova 4.

Ai erdhi si befasi për të kënduar në skenë me finalisten Elijona Binakaj, pasi kjo e fundit ka qenë e fiskuar me këngët e tij.

28/02/2026 01:09-Elijona takon vëllanë e saj pas më shumë se 100 ditëve

Banorja më e re e shtëpisë, Elijona Binakaj, ka qenë e fundit nga finalistët për të cilët ishin rezervuar surpriza.

Asaj i është bërë befasi një vizitë nga vëllai i saj, teksa për të arritur këtë ajo kaloi përmes një labirinti në oborr, ku si shpërlbim pati këtë takim kaq të dëshiruar.

28/02/2026 00:40-Ludo Lee takon gruan dhe vajzat në Cineplexx

Stilisti i flokëve Ludo Lee në finale është befasuar me një vizitë në kinemanë "Cineplexx", nga ku ka takuar prej së afërmi gruan dhe tri vajzat e tij.

Ai u bë shumë emocional, teksa në ekran iu shfaq edhe një video përmbledhëse e momenteve më të bukura familjare që ai ka përjetuar ndër vite.

27/02/2026 23:46-Bujar Qamili ndez atmosferën me këngë shkodrane në BBVK 4

Artisti i njohur shkodran, Bujar Qamili, erdhi si një befasi e veçantë për Klodin dhe familjen e tij në finale.

Ai interpretoi një potpuri këngësh shkodrane, duke ndezur atmosferën për të pranishmit dhe spektatorët.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

27/02/2026 23:32-Klodi bën kamarierin në finale

Aktori Klodian Mihaj është rikthyer te fillimet e tij në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Kosova 4.

Atij iu dha detyrë nga vëllai i madh të luajë kamarierin ashtu siç edhe e kishte nisur karrierën, teksa u servoi disa njerëzve me maskë, të cilët i njohur pasi të gjithë ishin të afërmit e tij.

27/02/2026 23:12-Motra befason Londrimin në skenë - lot dhe emocione

Pas mbarimit të performancës, në skenë për t'i bërë surprizë është ngjitur motra e Londrimit.

Ajo e përqafoi mes emocionesh, teksa deklaroi se ajo dhe familja janë shumë krenar për të arriturat e tij në këtë rrugëtim.

27/02/2026 23:08-Londrimi performon në finale këngën e tij më të re

Banori nga Peja, Londrim Mekaj, ka performuar në mbrëmjen e së premtes këngën e tij më të re shoqëruar me një koreografi.

Ai dhuroi spektakël para publikut, teksa mori duartrokitje të shumta nga njerëzit në sallë.

27/02/2026 23:04-Alba Pollozhani ngjitet në skenë dhe flet për eksperiencën e saj në BBVK

Banorja e shumëpërfolur e këtij edicioni, Alba Pollozhani, u ngjit në skenën e finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo foli për rrugëtimi ne saj, sfidat si dhe për dorëheqjen nga spektakli i madh pas komenteve e kritikave të shumta që kishte marrë për çështjen e mbulesës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

27/02/2026 22:29-Ndonëse në moshë të shtyer dhe e sëmurë, nëna e Hygertës vjen për t'i bërë befasi

Nëna e Hygertës, zonja Rina erdhi si një surprizë shtesë për Hygertën në finalen e Big Brother VIP Kosova 4.

Ndonëse në moshë të shtyrë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, ajo erdhi enkas nga Tirana në Prishtinë vetëm e vetëm për t'i bërë këtë befasi më të shtrenjtës së saj.

27/02/2026 22:13-Klipi i Londrimit, banori thotë se do dëshironte të bënte më shumë lojë

Mbrëmja finale vazhdoi me transmetimin e klipit të këngëtarit nga Peja, Londrim Mekaj.

Ai tha se ka qenë ëndrra e tij të bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova 4, teksa u shpreh se po të rikthehej edhe një herë, do të bënte më shumë lojë.

27/02/2026 21:44-Benita sjell "Bugatti"-n në skenën e finales së BBVK 4

Benita Zena ka performuar në skenën e finales së Big Brother VIP Kosova 4 këngën e saj "Bugatti".

Kjo këngë ka qenë një hit i vërtetë i "meme"-ve këtë sezon dhe të premten zuri vend si një performancë serioze në finale.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

27/02/2026 21:37-Mbrëmja nis me Hygertën

Hygerta Sako ka qenë e para finaliste, së cilës i është publikuar klipi i rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 4.

Asaj iu kërkua të ndërrojë veshjen dhe të vishet sportive, pasi do të dërgohet në stadiumin "Fadil Vokrri" për një surprizë.

27/02/2026 21:22-Prezantohen finalistët, shkëlqejnë me dukjen

Pesë finalistët, Elijona Binakaj, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj, Ludo Lee dhe Hygerta Sako u prezantuan në nisjen e kësaj mbrëmje të madhe.

Secili prej tyre ka shkëlqyer me dukjen elegante dhe plot shkëlqim për këtë mbrëmje speciale.

27/02/2026 21:15-Opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari shkëlqejnë me dukjen e tyre

Edhe opinionistet e këtij edicioni, këngëtarja Leonora Jakupi dhe aktorja Olta Gixhari, nuk po mungojnë në mbrëmjen finale.

Të kuruar deri në detaje dhe me sharmin që i karakterizon, dy opinionistet deklaruan se kjo eksperiencë ishte vërtet unike për to.

27/02/2026 21:08-Nis zyrtarisht finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur zyrtarisht, duke shënuar mbrëmjen përmbyllëse të një edicioni që zgjati mbi 100 ditë dhe prodhoi një nga sezonet më të komentuara deri më tani.

Spektakli ka hapur siparin me një atmosferë festive në studio, nën praninë e publikut dhe me hyrjen madhështore të dy moderatorëve, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Për më shumë, lexoni lajmin e plotë duke klikuar këtu.

27/02/2026 20:49-Banorët finalistë shkëlqejnë me dukjen e tyre

Pak para nisjes së spektaklit live, finalistët realizuan edhe një sfilatë brenda shtëpisë, duke parakaluar me vetëbesim dhe buzëqeshje, si një parapërgatitje për daljen e tyre të fundit në skenën madhështore të finales.

Momentet e sfilatës u shoqëruan me duartrokitje dhe emocione, ndërsa secili prej tyre u përpoq të shijonte çdo sekondë të mbetur në shtëpinë më të famshme në vend.

Tashmë gjithçka është gati për nisjen e spektaklit final, ku njëri prej tyre do të kurorëzohet si fituesi i madh i Big Brother VIP Kosova 4.

Për më shumë, lexoni lajmin e plotë në këtë link.

27/02/2026 20:41-Pesë finalistë në garë për çmimin e madh

Plot pesë janë banorët që kanë prekur finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 4.

Influencuesja e rrjeteve sociale, Elijona Binakaj, artisti i grimit dhe flokëve, Ludo Lee, aktori Klodian Mihaj, këngëtari Londrim Mekaj dhe ish-missi shqiptar dhe prezantuesja e sportit, Hygerta Sako - janë pesëshja që synojnë sonte çmimin e madhe.

27/02/2026 20:36-Përmbyllet aventura 100 ditore e BBVK 4

Spektakli i cili nisi më 17 nëntor të vitit të kaluar, është gati të përmbyll sonte (e premte) këtë avneturë të madhe të banorëve VIP që sfiduan veten në edicioni ne katërt të Big Brother VIP Kosova.