Please enter at least 3 characters.

Lista "Global 2000": Maqedonia e Veriut pa asnjë universitet në mesin e më të mirëve në botë

2016/01/mbijetesa-e-universitetit-t-euml-tetov-euml-s-sakrifica-q-euml-nuk-duhet-t-euml-harrohet-video_hd.jpg
UT
Lista "Global 2000

Asnjë nga universitetet nga Maqedonia e Veriut nuk është në mesin e 2000 universiteteve më të mira në botë, sipas listës "Global 2000" të publikuar nga Qendra për Renditjen e Universiteteve Botërore.

Universiteti më i mirë i renditur në rajon është Universiteti i Beogradit, në vendin e 393-të, Universiteti i Lubjanës është në vendin e 444-të dhe Zagrebi është në vendin e 522-të.

Nga Kroacia, përveç Zagrebit, në listë janë edhe Universiteti i Splitit (953) dhe Universiteti i Rijekës (1,658).

Nga Sllovenia, në listë është edhe Universiteti i Mariborit – në vendin e 1.293-të.

10 universitetet më të mira të renditura në botë këtë vit janë: Harvard, MIT, Stanford, Cambridge, Oxford, Princeton, Universiteti i Pensilvanisë, Columbia, Yale dhe Universiteti i Çikagos.

Qendra vlerëson universitetet bazuar në katër kritere, pa u mbështetur në anketa ose të dhëna të ofruara nga vetë universitetet: cilësia e arsimit (25 përqind), punësimi i të diplomuarve (25 përqind), cilësia e stafit mësimdhënës (10 përqind) dhe puna kërkimore (40 përqind)./Telegrafi/