Please enter at least 3 characters.

Lisi paralajmëron këngën e re “Jeta ime”, publikohet këtë të premte

Një prej emrave të rinj dhe më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare, reperi Lisi, ka njoftuar fansat dhe publikun për ardhjen e projektit të tij më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Jeta ime” dhe do të publikohet këtë të premte, duke premtuar një hit që do të shoqërojë këtë verë.

Lisi ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një video të shkurtër nga videoklipi i këngës së re, duke nxitur kuriozitetin dhe pritshmërinë rreth stilit dhe energjisë së projektit.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ofron një pamje të shkurtër, por mjaft bindëse, nga ajo që do të jetë një produksion i plotë me elemente verore, freski dhe ritme të gjalla që synojnë t’i përshtaten sezonit më të ngrohtë të vitit.

“Jeta ime” shihet si një këngë që do të mbajë atmosferën e verës gjallë, me tekst dhe melodi.

Me këtë projekt, Lisi duket i vendosur të vazhdojë të konsolidojë pozicionin e tij në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë tinguj modernë dhe ritme tërheqëse që gjejnë mirëpritje të madhe te publiku i gjërë, sidomos tek të rinjtë.

Kjo do të jetë një shtysë e re për Lisin për të sjellë një hit të suksesshëm që do të mbajë peshën e sezonit të verës 2025 në muzikën shqiptare.

Fansat tashmë janë gati dhe mezi presin momentin kur “Jeta ime” do të jetë zyrtarisht në duart e tyre. /Telegrafi/