Please enter at least 3 characters.

Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

 Nafta
Nafta dhe benzina më lirë - publikohen çmimet e reja
nafta

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,13 % në raport me vendimin e datës 14.4.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (DЕ V) ulen për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,939 den/kg dhe do të jetë 46,288 den/kg.


Nga data 21.4.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 - 80,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 - 82,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) - 94,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 97,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU - 46,288 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 21.4.2025. Tregtarët me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe të karburanteve për transport mund të vendosin çmime të veçanta për derivatet e naftës dhe të karburanteve për transport edhe më të ulëta se çmimet më lartë të përcaktuara. Në Vendimin për Përcaktimin e Çmimeve më të Larta të Shitjes me Pakicë të Derivateve të Naftës, janë përfshirë norma e privilegjuar e TVSH-së prej 10% (me përjashtim të mazutit dhe fraksionet e dizelit) dhe shumat e ulura të akcizës për eurodizel prej 4 den/l dhe 2 den/l për fraksionet e benzinës.