Please enter at least 3 characters.

Lira turke në nivelin më të ulët historik - sa këmbehet me dollarin amerikan dhe euron

2024/02/55723551165c4b5c94513c659088807_w640.jpg

Lira turke ra në një nivel të ri të ulët historik kundrejt dollarit.

Kjo ndodhi pasi monedha amerikane u shit për 30.6 lira sot në orën 11:10 në bursën ndërkombëtare Forex. Gjersa 1 euro këmbehej me 32.9 lira.

Norma vjetore e inflacionit në Turqi u përshpejtua në 64,86 për qind në muajin janar nga 64,77 për qind në dhjetor, njoftoi në fillim të javës Instituti Turk i Statistikave - Turkstat.

Inflacioni në Turqi është më i larti në 14 muajt e fundit.

Guvernatorja e Bankës Qendrore të Turqisë (TCMB), Hafize Gaye Erkan dha dorëheqje në fillim të shkurtit për arsye personale dhe pasardhës i saj u emërua Fatih Karahan, i cili tha se do të vazhdojë me një politikë të fortë monetare.

Në fund të muajit janar, parlamenti turk rriti normën e interesit referencë nga 42.5 në 45 për qind. /Telegrafi/