Please enter at least 3 characters.

Limaj pa kundërkandidat për kryetar të Nismës

2016/06/limaj-1.jpg

Me votim të fshehtë do të zgjidhet kryetari i Nismës për Kosovën.

Fatmir Limaj është kandidati i vetëm për të mbajtur këtë post, raporton Koha.net.

Në Kuvendin e Parë Zgjedhor që po mbahet në këto qaste në Prishtinë, kanë përfunduar fjalimet dhe tash në rend të ditës është zgjedhja e kryetarit.

Komisioni kandidues ka bërë me dije se Limaj është i vetmi kandidat për kreun e partisë.

Votimi ka filluar. Janë 520 delegatë pjesëmarrës në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë që do të marrin pjesë në votim.