Please enter at least 3 characters.

Liga Total sjell spektakël edhe në Ferizaj

2016/01/liga-total-sjell-spektak-euml-l-edhe-n-euml-ferizaj_hd.jpg

SUPERLIGA

Java në Super Ligë u hap me super sfidën mes Komogllavës dhe Termo Lulit që i takoi ekipit mysafirë. Dy gola të Shkëlqim Rexhës bën që Termo Luli të arkëtojë këto tre pikë.Komogllava në anen tjetër u desh të pajtohet më humbjen ë dytë radhazi. Në fund rezultati ishte 2-4 për gjigandët e Termo Lulit. Resaurant Argjendi përmbysi rezultatin nga 0-2 në 3-2 ndaj Italisë duke marrë fitoren e rëndësishme gjë që i mundëson këtij ekipi të ruajë ende primatin e skuadrës kryesuese të Pit Power Liga Total. Maestro triumfoi më rezultat të lartë 6-1 ndaj Sao Paolos. Ishte kjo një paraqitje mjaftë ë mirë e çunave të Maestros që me këtë fitore ngritën lartë në renditjen tabelore. Sao Paolo në këtë sfidë u mundua të bëjë diçka por nuk ishte në ditën e saj më të mirë. Një nga pretendentët për titullin kampion Pit Power Negenet fituan gjithashtu këtë javë. Ekipi i Negenet triumfoi me rezultatë të lartë 5-0. Për Negenet luan edhe ish futbollisti i njohur Sherif Topalli.


Jeton Rysha dhe Fc Eskavatori demoluan Clasicc-at me rezultat të lartë 10-4. Eskavatori u tregua shumë e fortë në këtë takim duke dominuar ndeshjen dhe në këtë mënyrë arkëtoi tre pikët e rëndësishme që do i ndihmojnë kësaj skuadre në vazhdim të kampionatit. Fitore shënoi edhe një nga skuadrat pretendente të Pit Power Liga Total. Bëhet fjalë për Swiss Plus që mundi 5-2 Ghost. Swiss arrin kështu edhe një fitore tjetër duke u konsoliduar mjaftë mirë në tabelë. Ndërsa Ghost vazhdon të këtë probleme sidomos në repartin defensivë të saj. Yjet Kosharja u mbyll 2-3. Kjo ishte një fitore e ngushtë e mysafirëve të cilët me fat paksa morën këto pikë. Dueli ishte i fortë dhe interesant deri në fund ku rezultati mund të ishte edhe tjetër. Gjithsesi në fund fitores ju gëzuan çunat e Kosharës. Guacka mposhti lehtësisht 1-4 Colo Colon dukë marrë një pozitë në qendër të tabelës tashmë. Ndërsa Colo Colo pas kësaj humbje vazhdon thellimin në ujerat e ftohta të tabelës. Fc Zeka 4-7 Fc Vicotria. Ky ishte rezultati i ndeshjes së zhvilluar mes këtyre dy skuadrave. Kjo sfidë dhuroi shumë gola dhe raste shënimi ku në fund fitores ju gëzuan FC Victoria. Të dyja ekipet gjendën në mesin e artë të tabelës. Elektring fitoi 9-3 ndaj Doganës duke kryer detyrën e skuadrës pretendente për titull. Fitorja e dërgon Elektringun në kuotën ë 12 pikëve.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

LIGA E DYTË

Liga e Dyte u hap me sfidën mes Pelesterkës dhe Labinotit që përfundoi 5-7. Kjo ndeshje kishte gola aksione dhe raste të shumta shënimi ku fal saktësisë më të madhe Labinoti arriti të shënoj fitore. Një nga kryendeshjet e javës u zhvillua mes Zynës dhe Dardanisë që përfundoi 2-5 për ekipin Dardan. Dardania me këtë fitore gjendet tashmë në vendin e dytë me 15 pikë ndërsa Zyna kalon disa pozita më poshtë. Elektroin dhe Vetvendosja ndan pikët në barazim 3-3. Sfida ishte e barabartë dhe solli edhe mjaftë gola mirëpo në fund fati deshi që ndeshja të mbyllej në baraspeshë. Star Graf befasoi Tërrnin duke e mundur 5-2. Star Graf erdhi në këtë takim me dëshirën e madhe për fitore meqenëse ishte e rrezikuar në tabelë ndërkaq duket që Tërrni kishte më shumë qetësi dhe nuk luajti me motivimin ë duhur. Lloshkobarja mposhti ekipin e Sprint 3-1 dhe me këtë fitore Lloshkobarja arrin në pozitën e 6-të në tabelë. Lord u mposhtë nga Termo Luzha me rezultat 3-6.Ekipi i Termo Luzhës u tregua mjaftë agresiv që në fillim të takimit duke mos e diskutuar shumë çështjen e fituesit.

Një super ndeshje ishte ajo mes Shqiponjës dhe Iriqit që përfundoi me rezultat 2-1 për Shqipnonjat. Kjo ishte një nga kryendeshjet e javës që në fund i takoi Shqiponjës. Sfida pati shumë dozë agresiviteti dhe dëshirë të madhe për fitore. Gama fitoi 4-2 ndaj Red Zone duke marrë fitoren e radhës. Gama ka disa ndeshje qe po luan mirë dhe rezultatet e tregojnë këtë gjë. Red Zone nuk ishte dhe aq e fuqishme të reagojë siç duhet. Kombëtarja gjithashtu fitoi këtë xhiro duke mposhtur 5-2 ekipin e Balajve ndërsa Union e mbylli ligen e dytë me fitore 5-2 ndaj Army. Union gjatë gjithë kohës dominoi lehtësisht takimin për të marrë në fund një fitore me shumë vlerë që do i hyjë në punë ekipit në vazhdim.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

LIGA E TRETË

Komuna u mposhtë nga Surqina me rezultat 3-5. Surqina morri frenat e lojës që në fillim edhe pse disa here e vuri ndeshjen ne dilemë por ne fund gjithsesi arriti te arketetojë tre pikë. Million nuk ja doli mbanë ndaj FC Atleticos(Euro Fisit) meqenëse humbi me rezultat 6-3. Atletico gjatë gjithë kohës ishte në avantazh dhe arriti të kontrollojë lojën për mrekulli. FL ET Group humben thellë ndaj Galaxy me rezultatë 3-7. Galaxy me mjeshtri kontrolloi lojën dhe shënoi golat qe i dhanë pikët e radhës. Tashme Galaxy është në pozitën e 10-te në tabelë. Momo Bar tregoi kujdes të veçantë ndaj Zllatarit dhe me shumë delikates fitoi 4-2 këtë takim. Ndeshja u zgjidh nga kundërsulmet ku kjo skuadër u tregua shumë efikase. Capllani u mposht 2-4 nga Pleshina. Edhe kjo ndeshje ishte mjafte e balancuar por ne fund te gjitha pikët shkuan për Pleshinën. Me goleadë Ben Com u mund nga Nikadini. Nikadini në këtë takim demonstroi forcën e saj ekipore ndërsa Ben Com u çorientua totalisht gjatë pjesës së dytë.


Union dhe Elekstro Plast zhvilluan një sfidë shumë të luftuar që në fund i takoi ekipit mysafirë me rezultat 4-5. Elektro Plast e pati shumë te vështirë të arkëtojë këto tre pikë por falë pritjeve të portierit te tyre dhe mos saktësisë se kundërshtarëve ata morën fitoren.Viva – Guri u mbyll në barazim 2-2. Loja kishte pak raste shënimi,ishte e fortë dhe e balancuar andaj dhuroi pak raste shënimi dhe pak gola.Elita arriti te marrë një fitore në ndeshjen ndaj Vikings. Kjo sfidë kishte tensione dhe kartona të kuq. Në fund Elita morri piket maksimale. Festa demoloi Big Eagle me rezultate 7-2. Ekipi i Big Eagle në asnjë momente nuk u koordinua si duhet andaj edhe të gjitha sulmet e kundërshtarëve ishin te rrezikshëm për ta. Shkendija mposhti Diti Balaj 4-2 për të marrë tre pikë.

Tabela:

/Telegrafi/