Liga Total dhuron spektakël për 1000 tifozët e pranishëm
SUPERLIGA
Kjo jave kishte si kryefjale dy superndeshjet mes skuadrave me te mira ne lige. Ne praninë e afro 1000 tifozëve filloi sfida mes Centrum dhe Standard Benz, ndeshje kjo që në start pati futboll të bukur e spektakolar, teksa Standard Benz kaloi e para në avantazh me Xhavit Konjufcën. Vazhdimi i ndeshjes solli episode të ndryshme dhe deri diku edhe acaruese ku gjyqtari u detyrua të nxjerr nga gjepi 2 kartona të kuq, e 2 të verdhë. Drama arriti kulminacionin e saj teksa nga gjysma e fushës lojtarët e Standard Benz shënuan një super parabolë pas daljes së portierit të Centrum. Në fund super ndeshja e javës i takoi Standardit që fitoi 4-2 ndaj Centrum. Dueli tjetër i titanëve mes Dobrajës dhe Sllovisë përfundoi në një goleadë. Dobraja fitoi 6-1 duke treguar qartë se kampionët më në fund janë kthyer në formën e dikurshme.Dueli ishte i barabartë në pjesën e parë, teksa Dobraja me veshtirësi arriti deri te goli i parë, mirëpo me pas ekipi i Izjah Gashit nuk u ndal duke shënuar plot 6 gola dhe duke marrë një fitore historike 6-1 ndaj Sllovisë.
Përveç këtyre dy kryendeshjeve ishte dhe sfida e skuadrës tjetër të madhe te Liga Total, FC Bajramit, që përsëri fitoi me shumë vështirësi dhe me një ndeshje triller ndaj Dream Team (5-4). Kjo sfidë pati shume përmbysje rezultatesh dhe vlen të ceket edhe goli i shënuar nga Ardian Kozhani nga gjysma e fushës që shashtrisi një stadium të tërë. Në fund Bajrami fitoi 5-4. Prishtina e Re gjithashtu fitoi këtë xhiro duke mundur Termaxin me rezultat 4-1. Me këtë fitore Prishtina konfirmohet si një skuadër e fortë dhe pse jo edhe pretendente për top-katërshen që do dërgonte çunat në Total Ligën e Kampionëve.
Xhamia e Magurës mposhti 2-0 Gadimen ku me këtë fitore ekipi i Pajtim Metës ngritët shumë lartë në renditje. Loja ishte shumë fizike dhe e luftuar ku në fund vendosi përqendrimi më i madh që kishin lojtarët e Xhamisë së Magurës.
Një ndeshje tjetër e bukur ishte dhe ajo mes Janjevës dhe Maceve të Zeza. Dueli ishte i mirë e me futboll të pastër në pjesën më të madhe të ndeshjes ku Janjeva tregoi një futboll kualitativ, ndërkaq në fund të takimit pati edhe një karton të kuq pas disa tensioneve të krijuara. Në fund Janjeva arkëtoi tre piket e radhës. AL Com shënoi fitoren e parë të sezonit duke mundur 4-0 ekipin e Mergim Strelit, ndërsa Tika Taka demoloi 13-4 Real Magurën duke korr një nga fitoret më të thella të këtij sezoni. Skuadra e Banulles me një fitore minimale prej 1-0 fitoi ndaj Minatorit. Sfida ishte mjaftë e fortë dhe me lojë fizike ku në fund një gol i Qerim Selimit vendosi fatin e kësaj ndeshje.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA E DYTË
Liga e Dytë filloi që ditën e shtunë në mbrëmje me katër sfida. Javën me fitore e hapi skuadra e Dostave që mposhti 6-1 Smallushen. Dostat duken në formë shumë të mirë këtë sezon. Mbretërit në anën tjetër janë ndalur në një barazim 1-1 ndaj Borussias, sfidë e cila dhuroi shumë lojë interesante ndonëse pati vetëm dy gola të shënuar. Një ndeshje me gola dhe më shumë tifozë të pranishëm ishte ajo mes Gumnasellës dhe Qullëve që përfundoi 2-4 për ekipin nga Gadimja, FC Qullt. Ndërkaq ekipi i yjeve nga Sllovia, KF Avni Ita fitoi sërish duke mposhtur Shoqninë me rezultat 6-2. Kemjal Gashi e Narcist Alibegu shkëlqyen në këtë takim duke bindur edhe një here gjithë futbolldashësit se ekipi i tyre është favorit absolut.
E Diela u hap me fitoren bindëse 5-1 të FC Dardaneve ndaj Trepçës. Dardanët luajtën më mirë shënuan golat dhe në këtë mënyrë arkëtuan tre pikët e radhës duke shkuar në kuotën e 6 pikëve në katër ndeshje kampionat. Dueli me interesant i javës u zhvillua mes Ardeno Meshkurtit dhe Niveles. Kjo sfida ishte me përmbysje të rezultatit ku secila mund të kishte shënuara dhe fitoren. Në fund Ardeno u desh të pajtohet me një pike pas një ndeshje me ritëm të lartë. Nivela tashme ka vetëm 4 pikë ne katër ndeshje. Nipat e Dajës me lehtësi mposhtën skuadrën e Milanos me rezultat 7-3. Skuadra e Dardan Saraçit që në fillim vendosi fatin e këtij takimi duke mos e diskutuar fitoren ndaj ekipit më modest në ligë, Milanos. Eggermont mposhti 5-4 Teos. Kjo sfidë ishte e mirë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes mirëpo në fund gjerat u tensionuan pak e megjithatë rezultati pa fitues Egermontin që më këtë tre pikësh ngjitet lartë në tabelë.
Restaurant Shpella arriti me mjaftë mund të mposhtë 3-1 Mia san Mian. Sfida në përgjithësi ishte e barabartë e tek në fund Gadimalit arritën të merrnin kontrollin e takimit. Për Mia san Mia kapiteni i skuadrës Zejnullahu pati një rast të rëndë dëmtimi mirëpo fatmirësisht ai aksident kaloi pa shumë pasoja.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA E TRETË
Të shtunën u zhvilluan 5 ndeshje të ligës së tretë. Bujaria fitoi 3-0 në tavolinë ndaj Dardanisë që nuk udhëtoi fare në këtë takim. Teqja në anën tjetër triumfoi 2-1 ndaj Ufove ku me këtë fitore skuadra e Unik Krasniqit tregon vendosmërinë e saj në këtë start të sezonit. Muhagjert fituan 3-1 ndaj Mermerit. Ekipi i Mermerit nuk ishte në ditë të mirë, ndërkaq Muhagjert e shfrytëzuan këtë për të marrë tre pikë të rëndësishme. Officerat mposhtën 6-4 Ismail Lumen duke korr një fitore pas disa rezultatesh jo edhe të mira. Dueli i ekipeve kryesuese i takoi Flakës që mposhti 2-1 Qallapekun. Qallapeku edhe pse avancoi e para nuk e mbajti dot rezultatin deri në fund. Tabela e rezultateve dhe listës së golashënuesve nuk mund të postohej meqenëse janë edhe disa ndeshje që luhen sonte. Këto ndeshje janë: Relux - Rubofci,Originalat - Mega Petrol,The Blue - Xhamia Babushit,Shpella - Edisoni.
Disa fakte interesante nga kjo xhiro:
-Këtë javë ishin të pranishëm një numër rekord i tifozëve, gjithsej rreth 1000.
-Këtë xhiro u shënuan plot 135 gola në 23 ndeshje me një mesatare prej 5.8 golave për ndeshje. /Telegrafi/


