Please enter at least 3 characters.

Liga Pavarsia: FC Rinori fiton superderbin, mposhtë FC Yjet

2016/01/liga-pavarsia-fc-rinori-fiton-superderbin-mposht-euml-fc-yjet_hd.jpg

Në anën tjetër, FC 4 Llullat regjistruan fitoren e dytë këtë sezon duke mposhtur Q.S Prishtina, ndërsa derbin të ashtuquajtur lokal në mes të FC Urbano VS FC Prugoci e fituan këta të fundit.

Fitoren më të thellë në javën e gjashtë e kanë shënuar FC Fresh me rezultat 16:4 dhe FC Fida Com 17:5 të cilat i mposhtën FC Egzonin 4:16, përkatësisht FC D&G Loung Bar 5:17.

FC Rinori 2:1 FC Yjet

FC Rinori ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme kundër FC Yjeve, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 2:0. Muhamet Gashi shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 13-të, ndërsa epërsinë në 2:0 e ngriti Durim Krasniqi. Kemajl Gashi ngushtoi epërsinë në 2:1. Meritën më te madhe për këtë fitore e kishte portieri Shpetim Pajaziti i cili priti çdo gjuajtje në drejtim të portës.

FC 4 Llullat 4:2 Q.S Prishtina

Q.S Prishtina filluan mjaftë mirë takimin duke kaluar në epërsi të hershme 0-2 me golat e shënuar nga Kujtim Ferati dhe Arbër Sahiti, mirëpo kur të gjithë menduan se ndeshja përfundoi, FC 4 Llullat u rikthyen duke shënuar plot 4 gola përmes Fatlum Sylejmanit(3) dhe Labinot Ahmetit(1).

FC Urbano 2:3 FC Prugoci

Të ashtuquajturin derbi lokal e fituan lojtarët nga Prugoci të cilët mposhten FC Urbanon nga Raskova. FC Prugoci kaloi në epërsi përmes Taulant Neziri 0:1, ndërsa rezultati në 1:1 u barazua nga Shpëtim Gërvalla. Në minutat në vazhdim loja ishte mjaft atraktive dhe pritej vetëm goli të cilën e shënoi Gëzim Kaquri 1:2, teksa për barazimin e rezultatit 2:2 u përkujdes Xhabir Jerliu. Heroi i ndeshjes doli të jetë Taulant Neziri që shënoi golin e tij të dytë personal dhe të fitores për FC Prugocin.

Rezultatet dhe tabela pas xhiros së 6-të:

Top shënuesit pas xhiros së 6-të:

Top asistuesit pas xhiros së 6-të: