Please enter at least 3 characters.

Lichtsteiner: Buffon më i miri në histori, shpresoj të qëndrojë edhe për një vit

2018/01/Stephan-Lichtsteiner-e1516697994195.jpg
230:"MILAN, ITALY - OCTOBER 28: Stephan Lichtsteiner of Juventus FC in action during the Serie A match between AC Milan and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on October 28, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Stephan Lichtsteiner shpreson që kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të luajë edhe për një vit.

Kjo pasi italiani është portieri më i mirë në histori të futbollit dhe ai do ishte një ndihmë e madhe për Zonjën e Vjetër.

“Ndoshta ai do të qëndrojë edhe për një vit. Të shpresojmë, pasi ai është më i miri në histori të futbollit”, ka thënë Lichtsteiner për Premium Sport.

“Fitorja ndaj Genoas? Ishte e rëndësishme të marrim tri pikë. Ne duam të fitojmë Scudetton, duhet të jemi të uritur për këtë dhe jemi".

“E ardhmja te Juve? Nuk e di, kam kontratë deri në qershor dhe pastaj shpresojmë", ka shtuar mbrojtësi zviceran.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër në Serie A është ndaj Chievos.

Lichtsteiner këtë sezon ka dhuruar dy asistime në kampionatin italian në 1115 minuta lojë, ndërsa golin është ende duke e pritur. /Telegrafi/