Please enter at least 3 characters.

Librat jetë-ndryshues që e inspiruan pasionin e Leonardo DiCaprios

2017/11/leonardo-dicaprio.jpg
208:"Actors Inspiration Award recipient Leonardo DiCaprio poses at the Screen Actors Guild Foundation's 30th Anniversary Celebration in Beverly Hills, California November 5, 2015. REUTERS/Danny Moloshok - RTX1UZ6T
7:"REUTERS

Ju mund ta njihni nga performancat e tija në ekranet e mëdha përgjatë dekadave të fundit, ndërkaq përveç karrierës është edhe një njeri i jashtëzakonshëm.

Aktori dhe fituesi i shumë çmimeve, regjisori dhe filantropi Leonardo DiCaprio ka ndërtuar një imazh të mrekullueshëm përmes karakterit impresionues të punës dhe përmes investimit që e ka bërë brenda komunitetit të Hollywood-it, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu është një aktivist i zëshëm për mbrojtjen e ambientit dhe shpeshherë flet për ngrohjen globale.

Megjithëse asnjëherë nuk është martuar ose ka pasur fëmijë, shtëpia e tij është e mbushur me libra.

Para se të fillojë çfarëdo aktiviteti në skenë, ai fillimisht e lexon tekstin që i ka inspiruar ato skena.

Normalisht, ai gjithashtu lexon edhe për argëtim dhe inspirim, varësisht nga situata.

Sidoqoftë, më poshtë i keni disa libra të cilat e kanë inspiruar Leonardo DiCaprion.

- “The Garden of Eden” – Ernest Hemingway

- “The Great Gatsby” – F. Scott Fitzgerald

- “This Changes Everything” – Naomi Klein

- “The Last Hours of Ancient Sunlight” – Thom Hartmann. /Telegrafi/