Please enter at least 3 characters.

Libani ua refuzon vizat anëtarëve të "Sepultura", me arsyetimin se e adhurojnë djallin

2019/04/Sepultura.jpg
340:"LAS VEGAS, NV - MAY 09: Recording artist Steve Vai (2nd L) performs with (L-R) bassist Paulo Xisto Pinto Jr., drummer Eloy Casagrande, singer Derrick Green and guitarist Andreas Kisser of Sepultura onstage during Rock in Rio USA at the MGM Resorts Festival Grounds on May 9, 2015 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Bendi brazilian, "Sepultura", është detyruar ta anulojë koncertin në Bejrut, sepse Libani ka refuzuar t’u lëshojë vizë me arsyetimin se anëtarët e grupit janë adhurues të djallit.

Promovuesit libanezë thonë se vizat për anëtarët e grupit ‘thrash metal’ janë refuzuar për çështje sigurie.

“Jemi shumë të hidhëruara, njësoj siç do të jeni edhe ju”, thuhet në njoftimin e organizatorëve drejtuar fansave, pas vendimit të papritur të qeverisë së atjeshme.

"Sepultura" është një grup brazilian nga Belo Horizonte i themeluar në vitin 1984 nga vëllezërit Max dhe Igor Cavalera.

Në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta ka qenë një prej bendeve të fuqishme të zhanreve ‘groove metal’, ‘thrash metal’ dhe ‘death metal’, ndërsa më vonë kanë eksperimentuar me zhanre, si ‘alternative metal’, ‘nu metal’, ‘hardcore punk’ e ‘industrial metal’. /Telegrafi/