Please enter at least 3 characters.

Lewandowski rritet, Araujo dhe Gavi as në top 10 – Zbulohen pagat e lojtarëve të Barcelonës

2023/12/lewa-araujo.jpg

Janë zbuluar tashmë pagat vjetore të gjithë ekipit të Barcelonës për sezonin 2023/24, ku listës i prinë mesfushori Frenkie de Jong, ndërsa më së paku paguhen Fermin Lopez.

Ka pasur disa ndryshime të raportuara në faturën e pagave të Barçës gjatë muajve të fundit.

Për shembull, Robert Lewandowski tani fiton 12.5 milionë euro në vit në vend të 10 milionë eurove që fitonte më parë këtë sezon.

Me këtë pagë, sulmuesi polak ka dalë në vend të dytë, mbi Ilkay Gundogan i treti me 9 milionë euro dhe më poshtë se lideri De Jong me pagë prej 18 milionësh në vit.

De Jong më i paguari te Barcelona

Përveç kësaj, u konfirmua paga tepër modeste e Joao Felixit, i cili paguhet vetëm 190 mijë euro, ndërsa vetëm Fermin Lopez tani fiton më pak se i huazuari portugez.

Në pozitën e katërt gjendet Jules Kounde, Pedri i teti, ndërsa Ronald Araujo, Gavi dhe Marc-Andre Ter Stegen zënë pozitat 11-të, 12-të dhe 13-të.

Këtu është lista e plotë e pagave vjetore të lojtarëve të Barcelonës

1.Frenkie de Jong - 18,000,000 euro euro2.Robert Lewandowski – 12,500,000 euro3.Ilkay Gundogan - 9,000 000 euro4.Jules Kounde - 6,500,000 euro5.Raphinha – 6,000,000 euro5.Joao Cancelo – 6,000,000 euro7.Ferran Torres - 4,800,000 euro8.Pedri – 4,500,000 euro8.Inigo Martinez - 4,500,000 euro10.Andreas Christensen - 4,320,000 euro11.Ronald Araujo - 3,360,000 euro12.Gavi – 3,260,000 euro13.Marc-Andre ter Stegen - 3,020,000 euro14.Marcos Alonso – 3,000,000 euro15.Sergi Roberto – 2,400,000 euro16.Oriol Romeu – 1,680 000 euro17.Inaki Pena – 1,560,000 euro18.Alejandro Balde – 800,000 euro19.Lamine Yamal – 800,000 euro20.Joao Felix – 190,000 euro21.Fermin Lopez – 120,000 euro/Telegrafi/