Lëvizje e papritur nga Zelensky, Ukraina drejt një qeverie të re
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi një riorganizim të madh të qeverisë së tij, duke thënë se së shpejti do të ketë një kryeministër dhe kabinet të ri.
“Ukraina po e ndryshon strategjinë e saj politike”, tha Zelensky, duke shtuar se e kishte diskutuar çështjen me kryeministren aktuale Yuliia Svyrydenko.
"Ne përcaktuam se këto ndryshime kërkojnë një rinovim të Kabinetit të Ministrave", vazhdoi ai.
"Jam mirënjohës ndaj Yuliias për punën e saj të qartë, të qëndrueshme dhe efektive si kryeministre, për vitet e saj të shërbimit produktiv në ekipin e Ukrainës dhe i kam ofruar asaj mundësinë për të udhëhequr një fushë të re dhe të rëndësishme marrëdhëniesh me një partner kyç", deklaroi Zelensky.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi rolin e ri të Svyrydenkos apo zëvendësimin e saj.
Ndërkohë, Svyrydenko tha se ishte krenare për punën e saj në detyrë dhe se mbetej “e gatshme t’i shërbente shtetit ukrainas”.
Ndryshe, në Ukrainë, riorganizimet e kabinetit kërkojnë miratimin parlamentar.
Megjithatë, ligjvënësit janë mbledhur kryesisht rreth Zelenskyt që kur filloi pushtimi rus i vendit në shkurt 2022 dhe zakonisht nuk e bllokojnë agjendën e tij. /Telegrafi/


