Leno: Arsenali është klub më i madh se Chelsea dhe Tottenhami
251:"LONDON, ENGLAND - MARCH 10: Bernd Leno of Arsenal (C) celebrates victory following the Premier League match between Arsenal FC and Manchester United at Emirates Stadium on March 10, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
Arsenali (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
12/09/2019
Portieri gjerman, Bernd Leno është i bindur që Arsenali është klubi më i madh në Londër.
Gjermani tashmë është blinduar si numri 1 i Arsenalit dhe është i lumtur me rivalitet që kanë me Tottenham dhe Chelsean, por thotë se Topçinjtë janë klubi më i madh londinez.
"Nuk mund të krahasosh, sigurisht që Arsenali është një klub botëror, klubi më i madh në Londër", ka thënë fillimisht Leno për Sport Bild.
"Jo Chelsea , jo Tottenham - Arsenali është klubi me tifozë në të gjithë botë".
Por, Leno është impresionuar nga shtrirja globale e Arsenalit që nga afrimi në klub një vit më parë.
"Pavarësisht se ku jemi, gjithashtu në SHBA apo Azi, ka shumë tifozë të Arsenalit kudo", përfundoi gjermani. /Telegrafi/


