Please enter at least 3 characters.

Lëndohet një motoçiklist si pasojë e aksidentit me një automjet në Janjevë

2024/09/policia-e-kosoves-1.jpg

Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti mes automjetit dhe motoçikletës ka ndodhur rreth orës 17:00.

Si pasojë e aksidentit, Ahmeti ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të motoçikletës.

“Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.