Please enter at least 3 characters.

Lëndohen dy persona në një aksident mes dy veturash në rrugën Podujevë-Prishtinë

2024/05/Aksident-780x439-1.jpg

Dy persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 12:00 në një aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/