Please enter at least 3 characters.

Lëndimi i ambasadores Jackobson: Sprovë për Qeverinë dhe Vetëvendosjen

2016/01/f.0629174637906_m.gif

Në emrin e saj personal, Çitaku i ka kërkuar falje ambasadores Jackobson për lëndimin e marrë atë ditë, duke thënë se nuk e besonte që në Kosovë mund të ketë njerëz që nuk e mirëpresin një ambasadore të vendit më miqësor që ka shteti i Kosovës, respektivisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e mohojnë çdo mundësi që ambasadorja amerikane të ketë pësuar çfarëdo lëndimi nga protestuesit. Dardan Molliqaj, nga kjo lëvizje, thotë se sigurimi i ambasadores Jackobson dhe organet e rendit janë ata që mbajnë përgjegjësi për lëndimin e lehtë të ambasadores.

Sipas tij, në ditën e protestës më 27 qershor, Vetëvendosje nuk kishte për qëllim të ndalonte lëvizjen e asnjë ambasadori a diplomati të huaj, por vetëm të pengonte hyrjen e deputetëve të Kuvend me qëllim që të mos lejohej ratifikimi i marrëveshjes me Serbinë.

Ndryshe, incidenti i 27 qershorit me ambasadoren amerikane po trajtohet në disa mënyra, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Vlerësimet janë nëse autoritetet e rendit nuk e kishin kryer si duhet punën e tyre, ngaqë personali diplomatik gëzon të gjitha imunitetet dhe nuk lejohet që të pengohet gjatë lëvizjeve brenda territorit të Kosovës.

Kurse, në pamjet e publikuara, ambasadorja amerikane shihet se si futet në oborrin e Kuvendit, jo me makinë, por vrap dhe nën shoqërimin e sigurimit të saj dhe policisë së Kosovës, përderisa në afërsi shihen edhe protestues që po përpiqeshin të pengonin hyrjet e Kuvendit.

Me atë rast, Jackobson besohet se kishte marrë një lëndim dhe pavarësisht nga kush i kishte shkaktuar, vlerësohet si një incident që ka vënë në sprovë Qeverinë edhe autoritetet e rendit për zbatimin e obligimeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sigurinë e diplomatëve të huaj. /Telegrafi/