Please enter at least 3 characters.

Lejuan studentët shqiptarë të dëgjonin Beatles-at, profesorët anglezë ndalohen në Shqipëri

2019/06/Fab-Four.jpg
219:"UNITED KINGDOM - APRIL 01: Photo of BEATLES; L-R: Ringo Starr, George Harrison, Paul McCartney, John Lennon - posed, group shot - jumping on wall, Used on the Twist & Shout EP cover (Photo by Fiona Adams/Redferns)
8:"Redferns

“Paris-presse” të shtunën e 6 majit 1967, në faqen e tetë ka botuar një shkrim në lidhje me arsyen e zëvendësimit të mësuesve anglezë me ato francezë në kohën e regjimit komunist në Shqipëri“Deri në vitin e kaluar shkollor, ishin anglezët që u mësonin shqiptarëve gjuhën e Shekspirit. Por, qeveria e Tiranës nuk rinovoi kontratat e tyre pasi ata u mundësuan studentëve të tyre dëgjimin e disqeve (këngëve) të Beatles-ave.Shqiptarët më pas iu drejtuan Francës, e cila mban marrëdhëniet më të mira me të vetmin shtet komunist pro-kinez në Evropë.Frëngjishtja është gjithashtu gjuha më e mësuar në Shqipëri pas rusishtes.Franca gjithashtu furnizon Shqipërinë me grurë që i paguhet drejtpërdrejt në dollarë nga kinezët”, thuhet në artikull. /Darsiani/