Leicester City dhe Man Utd luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, formacionet zyrtare
Leicester City dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë mysafir të Dhelprave në takimin e javës së 38-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në King Power Stadium nga ora 17:00.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë ndeshje nga një formë e mirë dhe synon rezultat pozitiv, pasi fitorja dhe barazimi do ia siguronin një vend në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, vendasit e Brandan Rodgers kanë lëshuar terren në ndeshjen e fundit, por do të tentojnë deri në fund për një fitore, pasi vetëm tre pikët e kualifikojnë në garën më të madhe ekipore evropiane.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Leicester City: Schmeichel; Justin, Morgan, Evans; Albrighton, Choudhury, Ndidi, Tielemans, Thomas; Iheanacho, VardyMan Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Williams; Matic, Pogba; Greenwood, B.Fernandes, Rashford; Martial/Telegrafi/


