Please enter at least 3 characters.

Legjenda e Manchester United, Ferdinand: Erdhëm për Messin, por respekt maksimal për Liverpoolin dhe këtë tifozëri

2019/05/GettyImages-689819642.jpg
221:"LONDON, ENGLAND - MAY 27: Rio Ferdinand of BT Sport looks on during the Emirates FA Cup Final between Arsenal and Chelsea at Wembley Stadium on May 27, 2017 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, ka thënë se kishte ardhur ta shihte Lionel Messin, por që Liverpooli sot bëri një gjë të mrekullueshme.

The Reds fituan 4-3 me rezultat të përgjithshëm për të kaluar në finale.

“Kam luajtur për rivalin e madh të The Reds, por nuk mund të mos e them: në këtë moment kam respekt maksimal për këtë klub dhe për këta tifozë”.

Liverpool . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“E mrekullueshme, erdhëm për të parë Messin në finale dhe po shohim një çmenduri”.

“Liverpooli ua mori finalen nga duart, me një shpirt gare dhe një shpirt luftarak të pabesueshëm”.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Ajo që bëri Liverpooli të lë pa frymë. Është fantastike, gjithçka, skenat në stadium, lotët, emocionet, është mahnitëse. Vetëm futbolli ta bën këtë”, ka thënë Ferdinand.

Ndërkaq, ish-sulmuesi i famshëm i Liverpoolit, Micheal Owen e ka quajtur natë magjike.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Është një nga ato net  që mbeten në histori si më magjiket, në mos nata më e mirë në historinë evropiane të Liverpoolit. Në Anfield nuk fiton dot askush!”, ka thënë Owen. /Telegrafi/