Legia prezanton edhe një shqiptar
08/06/2016
Pas Besnik Hasit, Legias së Varshavës i bashkohet edhe një tjetër shqiptar.
Klubi polak e ka kompletuar transferimin e Alban Sulejmanit, i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit, me drejtorin sportiv Michal Zewlakow, që e ka konsideruar Sulejmanin si një top-blerje, përcjellë “GazetaOlle.com”.
“Sulejmani është një mesfushor anësor që mund të luajë edhe në sulm. Për moshën e tij, është shumë mirë i zhvilluar fizikisht dhe ka potencial të madh”, deklaroi Zewlakow.
Ky është lojtari i parë i blerë nga klubi, pas ardhjes së Besnik Hasit.


