Please enter at least 3 characters.

Laura Fazliu futet në zonën e medaljeve, kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

2022/06/279297623_7354868451251797_39146184941647961_n.jpg

Laura Fazliu ka marrë fitore në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja kosovare ka arritur të fitojë në raundin e dytë pasi mundi kroaten Iva Oberan në kategorinë -63 kilogramë.

Raundin e parë xhudistja kosovare e kaloi pa luftë, derisa tani është në zonën e medaljeve në gjysmëfinale.

Njoftimi i plotë nga KOK-u:Edhe Laura Fazliu hyn në zonën e medaljeve.Xhudistja jonë mundi kroaten Iva Oberan, kategoria -63 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Raundin e parë, Fazliu e kaloi pa luftë.I urojmë fat në gjysmëfinale xhudistes tonë. /Telegrafi/