Please enter at least 3 characters.

Lapaj: Përtej shakasë, nafta në Kosovë është shumë më lirë se në Shqipëri

Çmimi i naftës në Shqipëri arriti këtë të shtunë në 218 lekë për litër (rreth 2.2 euro).

Pas këtij lajmi, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, reagoi përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se karburanti në Kosovë (1.67 euro/litër) është dukshëm më i lirë.

Lapaj shpjegon se Shqipëria e arsyeton çmimin e lartë me përfshirjen e taksës së qarkullimit, ndërsa në Kosovë kjo taksë arrin vetëm 40 euro në vit.

Ai shton me humor se “40 euro vlen vetëm një serbator (rezervuar)”.

Komentet e tij synojnë të ngrenë vetëdijen për ndryshimet në politikën fiskale dhe çmimet e karburantit ndërmjet dy vendeve.