LAMM: Komunikacioni në rrugë me lagështi, nuk ka vonesë në pikat kufitare
22/04/2026
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delçevë.


