Please enter at least 3 characters.

Lakra, super-ushqimi që trajton ulcerën në lukth, e detoksikon mëlçinë dhe e ndalon inflamacionin

2019/02/cabbage-one-of-the-most-effective-foods-often-used-to-treat-stomach-ulcer-detoxify-liver-and-stop-inflammation-650x384.jpg

Lakra përmban pak kalori, por ka sasi të madhe të fibrave, andaj është përforcues natyral i shëndetit që është përdorur me mijëra vite.

Ky super-ushqim sjell shumë përfitime shëndetësore, por është posaçërisht fitimprurës për zorrën e trashë dhe eshtrat, transmeton Telegrafi.

E pasur me vitaminë K, lakra e furnizon trupin me 85% të sasisë së rekomanduar ditore. Ky nutrient është i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin e eshtrave, por edhe për parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit sepse i kufizon dëmet e neuroneve në tru.

Madje, një porcion lakër mund ta furnizojë trupin me 54% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C – sasi më e madhe sesa ajo që ofrojnë portokajtë. Vitamina C është një nga nutrientët më të rëndësishëm sepse luan rol kyç në shëndetin e trurit, në sistemin e imunitetit, në inflamacion, shtypje të gjakut dhe në funksionin mitokondria.

Lakra është burim i shkëlqyeshëm i fibrave, të cilat janë kruciale për një sistem të shëndetshëm të tretjes.

Ndër tjerash, lakra është e pasur edhe me vitaminë B6, foliat, magnez, vitaminë B1, vitaminë B6, B5, hekur, kalcium, fosfor, kalium, etj.

Përndryshe, lakra është e mirë për:

- Shëndetin e zorrës së trashë dhe detoksikimin e lukthit

- Për detoksikimin e mëlçisë

- Për ulcerat e tretjes

- Për shërimin e plagëve

- Për humbjen e peshës, etj. /Telegrafi/