Lakers rikthehen te fitorja, mposhtin lehtësisht Clevelandin
Los Angeles Lakers është njëra nga skuadrat më të talentuara këtë edicion në NBA.
Edhe pse me gjasa të vogla për 'Play - Off', Lakers kanë befasuar shumë favoritë këtë edicion.
Të njëjtën gjë skuadra e Luke Walton e ka bërë edhe ndaj Cleveland Cavaliers ku triumfuan me 14 pikë diferencë 127 - 113.
Padyshim që më meritori për këtë fitore ishte alo-qendra Julius Randle me 'Double-Double' prej 36 pikëve, 14 kërcimeve dhe shtoi shtatë asistime.
Për Randle ky shënim i pikëve ishte rekord personal në karrierën e tij.
Paraqitje të mirë pati edhe qendra Brook Lopez me 22 pikë e tetë kërcime si dhe Caldwell-Pope që shtoi 20 të tjera.
Me 20 pikë kontribuoi edhe ish-fundori i Cavaliers Isiah Thomas por që pati edhe nëntë asistime për bashkëlojtarët e tij.
LeBron James në anën tjetër ishte më efikasi tek mysafirët me 24 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime por nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Fitorja ndaj Cavaliers ishte e 30 këtë edicion për Lakers që ka 35 humbje dhe tani zënë pozitën e 11 në Konferencën e Perëndimit.
Ndërkohë humbja i ka kushtuar Cavaliers pasi tani zënë pozitën e katërt në Lindje. /Telegrafi/Rezultatet:
New York Knicks - Toronto Raptors 106 - 132
Atlanta Hawks - Chicago Bulls 122 - 129
Minnesota Timberwolves - Golden State Warriors 109 - 103
New Orleans Pelicans - Utah Jazz 99 - 116
Denver Nuggets - Sacramento Kings 130 - 104
Dallas Mavericka - Houston Rockets 82 - 105
Boston Celtics - Indiana Pacers 97 - 99
Brooklyn Neta - Philadelphia 76ers 97 - 120
Los Angeles Lakers - Cleveland Cavaliers 127 - 113


