Please enter at least 3 characters.

Ky person thotë se Kosovës i duhet bioenergjia dhe besimi ilir - Epdia!

2016/01/ky-person-thot-euml-se-kosov-euml-s-i-duhet-bioenergjia-dhe-besimi-ilir-epdia_hd.jpg

Fatmir Muçolli kishte paralajmëruar një ngjarje ku pritej të marrin pjesë shumë qytetar, përfshirë edhe studentët, por mbeti i vetmuar.

Projekti i tij, bioenergjia, thotë se do të sjelltë paqe, ndaj kërkon vetëdijesimin e qytetarëve për ndryshime pozitive.

“Unë punoj qe 21 vjet në këtë projekt, e qëllimi është mesazhi i paqes nga Kosova”, ka thënë ai.

Edhe pse ai priti shumë gjatë për ndonjë qytetarë që t’i bashkëngjitet, pritjet e tij nuk u realizuan. Meqë pa se nuk kishte mbështetje nga qytetarët, vendosi të kritikojë edhe institucionet për mos mbështetje.

“Energjitë janë ende të bllokuara dhe ky është shkaku që u pamundëson njerëzve ta njohin Bioenergjinë”.

Sipas Fatmir Muçollit, sistemi aktual i shoqërisë është një sistem i dështuar dhe se një sistem ideal do të ishte projekti i tij për shoqërinë që quhet “Epdija” që sipas tij është një besim ilir. /KP/