Ky është ekipi i Ritës për netët finale të “The Voice” (Video)
Rita Ora ka bërë përzgjedhjen e tre konkurrentëve që ka dërguar në netët finale, nga tetë performancat e shkëlqyera në fazën e “Knockout”.
Në episodin e mbrëmshëm të “The Voice UK”, ishte radha e Ritës që të zgjedhë mes tetë konkurrentëve të saj, për të dërguar tre prej tyre në netët live.
I pari që Rita ka përzgjedhur ishte Joe Woolford, i cili ka bërë një performancë fantastike me një version ndryshe të këngës “Hey Ya” nga Outcast, shkruan Koha.net, transmeton Telegrafi.com.
Tjetra ishte 16 vjeçja Karis Thomas, ndërsa kur Rita ka zgjedhur Clark Carmondy për ta dërguar në finale, të gjithë mbetën pa fjalë.
Ai ka bërë performancë të dobët në këtë fazë, duke mos arritur të realizojë këngën “Take me to church” nga Hozier në mënyrë perfekte, por, sipas fjalëve të Ritës, performancat e kaluara e kanë shpëtuar Clarkun dhe ajo beson në të.
Këto janë performancat e tri finalistëve të Ritës në fazën e Knockout:


