Please enter at least 3 characters.

Ky është autobusi i hapur me të cilin do të parakalojë në sheshet e Prishtinës Majlinda Kelmendi (Foto)

2016/08/370F3CD800000578-3732547-Judo_star_Majlinda_Kelmendi_won_Kosovo_s_first_Olympic_gold_meda-a-2_1470803222849.jpg
28:"© NurPhoto via Getty Images

Zv/kryeministri i Maqedonisë Festim Halili ka siguruar sërish autobusin e hapur për Majlinda Kelmendin.

Me këtë autobus Majlinda Kelmendi do të ec nga aeroporti deri në Prishtinë e më pastaj do të shkojë edhe në vendlindjes e saj në Pejë.

Zv/kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Festim Halili gjithashtu këtë autobus e siguroi edhe për kombëtaren shqiptare.

Halili njihet si tifoz i madh i sportit e veçanërisht i kombëtares shqiptare duke qenë i pranishëm gati në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar kombëtarja si vendase, njofton Tetovasot.

Ndryshe xhudistja Majlinda Kelmendi këtë vit bëri historinë. Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës. Ajo në finale ishte si eksploziv kundër italianes, Odette Giuffrida.

Mbetet të shihet se si do të dekorohet autobusi që do të bartë heroinën e Kosovës nga aeroporti deri në Prishtinë.