Please enter at least 3 characters.

Kuzmanovska nga MPJ: Vendimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në

2016/07/MPJ.jpg
MPJ e Maqedonisë
MPJ e Maqedonisë

"Ne jemi pjesë e familjes evropiane, një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, veprimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në. Ne jemi në përputhje me të gjitha rezolutat. Si një vend i vogël, ne jemi kryesisht të varur nga instrumentet e rendit ndërkombëtar. Ne jemi gjithmonë në anën e zbatimit të së drejtës dhe konventave ndërkombëtare".

Këtë e deklaroi Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Elena Kuzmanovska, në panelin “Ndërtimi i Komuniteteve Gjithëpërfshirëse dhe Rezistente – Nga Rezultatet te Politikat e Qëndrueshme”, të organizuar nga Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë (MYLA), kushtuar radikalizimit dhe metodave të sotme online dhe ballë për ballë të radikalizimit të të rinjve në Maqedoni, përcjell "Sloboden Peçat".

Ajo foli gjithashtu për kërcënimet hibride dhe online, rolin e mediave, si dhe rolin e inteligjencës artificiale në radikalizim.

"Ka pikëpamje diametralisht të kundërta për Lindjen e Mesme. Ne i respektojmë plotësisht rregullat e së drejtës ndërkombëtare që zbatohen për konfliktet ushtarake, të drejtën e secilit për të mbrojtur veten. Ne përballemi me kërcënime hibride. Kjo po merr gjithnjë e më shumë një dimension sigurie, ato veprojnë për të ulur besimin në BE dhe institucionet tona", tha Kuzmanovska.

Por kur u pyet nga gazetarët nëse ky parim, pra e drejta për vetëmbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar, vlen edhe për Iranin, Kuzmanovska tha se "Ne gjithashtu mbështesim të drejtën për të zhvilluar luftë"./Telegrafi/